Deri tani, rrjeti social shumë i dashur për përdoruesit, pas Facebook-ut, është Instagrami. Këtë e tregon edhe shifra 800 milionë përdorues që ka arritur ky rrjet social në mbarë botën. Duket se Instagram është në rrugë të mbarë dhe shumë shpejt do të arrijë 1 miliard përdorues. Sipas njoftimit të vetë aplikacionit, IG ka shtuar edhe 100 milionë përdorues vetëm në prill të 2017-ës. Ndërsa 500 milionë përdorues janë “besnikë” dhe e përdorin këtë media sociale përditë. Në krahasim me SnapChat, Instagram ka arritur më shumë përdorues.

- SPONSOR -Smiley face

Kompania ka treguar gjithashtu se shikimet e videove në IG janë shtuar me 80% krahasuar me një vit më parë. Reklamat në Instagram janë më të shikuarat dhe gjithnjë e më shumë po shtohet, gjë kjo që ndikon edhe në rritjen e numrit të personave që përdorin këtë rrjet social.

 

- SPONSOR -Smiley face