Se keni provuar ende çajin me banane? Duhet ta provoni tani sepse ju mund ta bëni vet shumë lehtë.

Merrni një banane,pastroheni mirë me ujë dhe pasi e pastroni vendoseni në një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë për 20 minuta.Bananes nuk duhet t’ja hiqni lëkurën.

- SPONSOR -Smiley face

Pasi keni bërë këtë proçedurë, hiqeni bananen nga tenxherja dhe ujin përdoreni për ta pirë duke e hedhur në një filxhan çaji! Bananen mund edhe ta qëroni për ta ngrënë pasi ajo ka marrë një valë prej 20 minutash ose në të kundërt shijoni vetëm lëngun e saj që tashmë është një çaj bananesh për Ju. Provojeni dhe do të ndiheni më të relaksuar se kurrë. Ky çaj përdoret gjithmonë në vaktin e darkës në mënyrë që t’ju relaksojë në maksimum.

 

- SPONSOR -Smiley face