Shteti portorikan është goditur nga një ndër uraganet më shkatërrues në historinë njerëzimit. Kjo ka bërë që përveç dëmeve materiale, të ketë edhe mbi 200 viktima e persona të humbur.

Kur “Despacito” u bë kënga më e klikuar e të gjitha kohërave, me plot 3.8 miliardë shikime vetëm në platformën “Youtube”, ajo i solli famë jo vetëm krijuesit të saj, Luis Fonsi, por edhe lagjes “La Perla” në San Juan të Porto Rikos, ku u xhirua pjesa më e madhe e videoklipit, që sot është shkatërruar tërësisht!

- SPONSOR -Smiley face

Ka qenë uragani “Maria” që e ka kthyer lagjen më të famshme në të gjithë botën, në rrënoja. “La Perla”-s (emri i lagjes) u shndërrua njësoj siç ndodhi me ishullim amerikan dhe Karaibet më herët.

Këngëtari i suksesshëm portorikan, që e bëri të famshme këtë lagje, Luuis Fonsi ka postuar  fillimisht një video me përmbytjet masive në lagje. Më pas publikoi dy foto krah njëra-tjetrës të lagjes, para dhe pas uraganit.

“Kjo pamje më copëton zemrën në 3 pjesë”, ka shkruar Fonsi, i cili ka shprehur dëshirën që lagja të kthehet si më parë.

- SPONSOR -Smiley face