Të ankuarit ose thënë më thjesht ‘të qahesh’ është një sjellje shumë e dëmshme për sistemin nervor ! Të stresuarit për çdo gjë është një varësi që duhet kuruar, pasi sipas ekspertëve të shëndetit, po na vret çdo ditë dhe kjo thënë në kuptimin e parë. Le të shohim se si funksionon truri dhe çfarë roli luan stresi në mënyrën se si ne perceptojmë realitetin përreth nesh. I gjithë truri juaj formohet nga një grumbull sinapsesh të ndara nga hapësira boshe që quhen çarje sinaptike. Kurdoherë që të keni një mendim, një sinaps lëshon një kimikate në sinapin ngjitur , duke ndërtuar kështu një urë mbi të cilën mund të kalojë një sinjal elektrik, duke mbajtur me vete ngarkesën informacionin përkatës për të cilin po mendoni.

Por çfarë lidhje ka kjo me lumturinë? Në thelb, çdo herë që shkaktohet një ngarkesë elektrike, sinapset afrohen më shumë  me njëra-tjetrën që ‘udhëtimi’ përçimi i informacionit të bëhet më shpejtë. “Truri ndryshon fizikisht veten, për ta bërë më të lehtë dhe më të mundshme që sinapset e duhura të ndajnë lidhjen kimike (në thelb, nxit mendimet). Sinapset kontrollojnë gjithashtu se cilat emocione ndjehen më shpejtë dhe në mënyrë më të fortë. Kështu, përpjekja për të ndier emocione pozitive në vend të atyre negative do të ndryshojë përbërjen e trurit të dikujt dhe me kalimin e kohës, do ta ndihmojë njeriun të ndjehet më pozitiv.Por nëse ju e ngarkoni veten me strese dhe mendime negative, truri do të jetë më i ndjeshëm ndaj këtyre emocioneve dhe në një situatë tjetër reagimi i parë do të jetë ai negativ dhe më pas pozitiv, nëse ju do e bëni një përpjekje për të menduar pozitivisht. Kur ndonjë sinaps në trurin tuaj shoqërohet me trishtim, keqardhje, pesimizëm, frikë, melankoli, depresion, etj keni shanse më të vogla për të nxitur të parat sinapset e dashurisë . Stresi është një vrasës. Filloni të pranoni  rrjedhën natyrore me optimizëm !

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face