Është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, nga 6 që u raportuan dje në 17 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur shifrën 400, bëri me dije Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik. “Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste”, u shpreh Fico. Fatmirësisht nuk ka viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe deri tani, betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 22 qytetarë.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154. “Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

- SPONSOR -Smiley face

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           190 raste

– Durrës           38 raste

– Lushnje         5 raste

– Elbasan         12 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër         45 raste

– Lezhë            14 raste

– Berat              2 raste

– Has                12 raste

– Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë               4 raste

– Mirditë           3 raste

- SPONSOR -Smiley face