Dje, Daily Mail raportoi se shoqja e ngushtë e Meghan Markle, Jessica Mulroney kishte regjistruar një domain të ri për Meghan dhe Princ Harry. Sipas raportit, Jessica “regjistroi faqen sussexglobalcharities.com të mërkurën e kaluar përmes organizatës së saj bamirëse The Shoebox Project Foundation, që ndihmon gratë në nevojë.” Natyrshëm, njerëzit menduan se “Sussex Global Charities” do të ishte titulli i ri i organizatës jo-fitimprurëse të Harry dhe Meghan.

Por, mesa duket, The Shoebox Project Foundation s’ka aspak lidhje me Jessica – dhe ajo u sigurua ta bënte mëse të qartë në Tëitter:

- SPONSOR -Smiley face

“Nëse disa gazetarë investigativë do ta bënin si duhej punën e tyre, ndoshta do të zbulonin se The Shoebox Project Foundation zotërohet nga Z. Roy në Karolinën e Veriut dhe s’ka lidhje me organizatën time bamirëse, The Shoebox Project. Të dielë të mbarë.”

Pse kanë nevojë për një titull të ri Harry dhe Meghan thatë? Çifti deklaroi se s’do të përdorin më termin “royal” pasi të heqin dorë tërësisht nga detyrat mbretërore. Kjo lëvizje është pak problematike pasi Instagrami dhe faqja e tyre zyrtare quhet “Sussex Royal.”

Në një deklaratë, ata shkruajnë, “Duka dhe Dukesha planifikojnë themelimin e një organizata jo-fitimprurëse, por duke pasur parasysh rregullat e qeverisë britanike rreth përdorimit të fjalës ‘mbretëror,’ ranë dakord të mos e përdorin togfjalëshin ‘Sussex Royal’ apo ndonjë variacion të ngjashëm.

Për arsyen e lartpërmendur, aplikimet për të ruajtur të drejtën e përdorimit që u dorëzuan si masë mbrojtëse porsi ndodhi në rastin e Fondacionit Mbretëror të Dukës dhe Dukeshës së Cambridge, janë tërhequr.”

Gjithashtu shtuan me kunjë, ““Edhe pse Monarkia apo Zyra e Kabinetit nuk ka juridiksion mbi përdorimin e termit ‘mbretëror’ jashtë kufijve, Duka dhe Dukesha e Sussex nuk kanë qëllim të përdorin ‘Sussex Royal’ apo ndonjë variacion të fjalës ‘mbretëror’ në asnjë territor (brenda apo jashtë Mbretërisë së Bashkuar).”

- SPONSOR -Smiley face