Aktori Julian Deda është revoltuar mjaft, aq s aka shpërthyer kundër disa portaleve në Shkodër. aktori ka marrë pjesë në një festival muzikor, por disa portale mesa duket e kanë komentuar për keq pjesëmarrjen e tij. deda nuk thonë ekzaktësisht se për çfarë shkrimi bëhet fjalë, por ai i quan personat që punojnë në këto portale palaço, që fusin gishtin sa në hundë e sa në gojë.

- SPONSOR -Smiley face

“Para pak ditësh isha i ftuar të marr pjesë në një aktivitet të quajtur “Festivali i kënges qytetare LULEBORË” në Shkodër. Kam lexuar e dëgjuar lloj-lloj komentesh dhe sigurisht përshtypje bëjnë (jo mua) mendimet e palaçove, që sillen nëpër Shkodër. Sigurisht, kur s’ke ç’bën gjithë ditën, do bësh dy gjera. Do merresh me thashetheme duke sharë të tjeret dhe do fusësh gishtin sa në hundë e sa ne gojë disa herë rresht. Për fat të keq këta njerëz kanë hapur edhe portale në Shkoder dhe “llapin” gjithë ditën me shkrim.  Gjithsesi, une dua të them se ky spektakel treditor duhet komplimentuar në të gjithë komponentet e tij. Imagjinoni, në këto kohë jo fort komode, artistët e nje qyteti gjejnë kohë dhe energji per t’i dhuruar qytetit të tyre 22 këngë, njëra me e bukur se tjetra. Në keto kohë kur trendy është te merresh me drogë dhe të jesh i zhytur në krim, disa shkodranë të mirë vendosen te dilnin jashte mode, duke u marrë pak me muzike. Por këtë nuk e thonë palaçot e portaleve në Shkodër, se ashtu i kane ca pune. Gjithsesi, unë u ndjeva shkëlqyer në qytetin tim të lindjes, u ndjeva artistikisht mirë ato tre nete. Me këtë rast dua të komplimentoj të gjithë krijuesit dhe këngetarët, që i dhuruan Shkodres 22 vlera të vërteta artistike dhe qytetare.  P.s. Si i thonë në Shkoder: “Pjerdhi n’të palaçove””, ka shkruar Julian Deda.

- SPONSOR -Smiley face