“Kjo është për më shumë femra në skenë!”-u shpreh Dua Lipa vjet kur fitoi çmimin si “Këngëtarja më e mirë femër”. Dhe kështu ndodhi edhe në nominimet e Brit Awards 2019 pasi femrat bënë namin me nominimet madje për më tepër Dua Lipa dhe Rita Ora janë nominuar në shumë kategori. E nisim me Dua Lipën që ka më shumë nominime se të gjitha plot katër nominime për “British Single” dhe “British Video” me nga dy këngë për secilën kategori. Ndërsa Rita ka marrë dy nominime për këngët e saj “Let you love me” dhe bashkëpunimi i saj me Liam “For You”. Mesa duket dhe ky vit do nis mbarë për këngëtaret me origjinë shqiptare dhe mezi presim të triumfojnë kudo. Ndërkohë që BritAwards do mbahet në 20 shkurt 2019 dhe ne të mulliri.al do jemi live për tu treguar çdo detaj nga ceremonia, mos harroni të na ndiqni !

- SPONSOR -