“Despacito” është një ndër këngët hit të këtij viti, duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme. Një prej këngëtarëve të saj, Luis Fonsi është bërë i njohur tashmë në të gjithë botën, duke krijuar miliona fansa, si dhe është shumë i ndjekur në rrjetet sociale.


Prej kërkesave të shumta, Luis Fonsi nisi daljet aktive në televizion, me intervista e performanca. Dhe sigurisht, që këngëtari kujdeset për imazhin e tij që të jetë i paraqitshëm. Për këtë ka menduar që t’i besojë dorës së një grimiereje kosovare, e cila jeton në SHBA.

- SPONSOR -Smiley face

Lyra Kryeziu u kujdes për makijazhin e Fonsit, në paraqitjen e fundit të këngëtarit në ekran, për eventin “Hispanic Heritage Aëards”. Dhe këtë e dokumentoi me një foto në “Instagram”, krah së cilës shkroi: “E nderuar t’i beja makijazhin artistit Luis Fonsi”.

- SPONSOR -Smiley face