Mesa duket mosmarrveshjet Ukrainë-Rusi vazhdojnë të prishin punë për të dy vendet në të gjitha fushat, së fundmi në muzikë. Ukraina ka hequr dorë nga Eurovisioni duke thënë se këtë vit nuk do jenë pjesëmarrës. Radio Televizioni publik Ukrainas (UA PBC) ka vendosur që të tërhiqen nga pjesmarrja në Eurovision për këtë vit, pas skandalit në procesin e përzgjedhjes së përfaqësimit për në Tel Aviv.

Duke u Ngarkuar...

Maruv fitoi në finale por përformanca u tërhoq nga televizioni kombëtar pasi këngëtarja nuk firmosi kontratën që i ndalonte asaj të shkonte në Rusi dhe të ishte ambasadore e Ukrainës në botë duke shprehur dhe pikpamjet e popullit të saj. Maruv jo vetëm që nuk ka pranuar por ka shkruar edhe në rrjetet sociale që nuk do të shpërndajë mesazhe politike, më tej ajo shkruan:

“Unë jam një qytetare e Ukrainës, unë paguaj taksat dhe me të vërtetë e dua vendin tim, por nuk jam e gatshme për mesazhe politike, duke e kthyer pjesëmarrjen në promovimin e politikanëve tanë. Unë jam një muzikante, jo një top basketbolli i skenës politike”

Epo mesa duket Ukrainës do i duhet ta bëj pushim këtë vit deri sa të qetësohen marrëdhëniet e saj politike dhe të heq dorë nga e futura e politikës në muzikë !

 

 

 

- SPONSOR -