Rreth 1,080 njerëz janë shtruar në spitalet amerikane, për probleme të rënda shëndetësore, të cilat sipas mjekëve e kanë burimin e tyre tek cigarja elektronike. Kjo shifër është vetëm në Amerikë, pasi nëse bëjmë një statistike më të tëra vendet e botës, ajo do të jetë shumë më e lartë. Deri tani, në Amerikë janë shënuar 18 viktima, të moshave të ndryshme të cilët kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit së cigareve elektronike.

Ekspertët e shëndetit kanë dhënë lajmërimin se duhet të ndalohet në mënyrë urgjente përdorimi i këtyre cigareve. Ata thonë se njerëzit duhet ta marrin shumë seriozisht këtë paralajmërim, dhe i bëjnë thirrje qeverisë Amerikane, të nxjerrin nga tregu dhe nga përdorimi në mënyrë urgjente të tëra cigaret elektronike.

- SPONSOR -Smiley face

Ato janë vërtetuar tashmë, që janë kancerogjene, krijojnë probleme të mëdha me mushkëritë dhe frymëmarrjen, si dhe kanë pasoja fatale për njerëzit. Më të prekurit janë moshat nën 35 vjeç, dhe rreth 16 përqind e të sëmurëve, janë nën moshën 16 vjeç.

- SPONSOR -Smiley face