Ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë gjaku, ndërsa kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali.

Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë nuk ja ka arritur t’ia dalë.

- SPONSOR -Smiley face

Ai është kthyer dje pasdite në Shqipëri në gjendje shëndetësore shumë të rëndë.
Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë
gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

- SPONSOR -Smiley face