Duke filluar nga 7 dhe 8 tetori, çdo të enjte, të premte, të shtune dhe të diel, ora 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të shfaqet premiera “Shumë zhurmë për asgjë” nga William Shakespeare.

Femra në një botë meshkujsh, ose meshkuj në një botë të  femrave. Përballja mes gjinive. Në sfond të një lufte  lumturisht të fituar, ushtarët fisnikë të Don Pjetrit të Aragones, në kthim prej luftës, mbërrijnë zhurmshëm në shtëpinë e Leonatit, guvernatorit të Mesinës. Bota mashkullore depërton dhunshëm në atë femërore: konfliktet dhe dashuritë do të jenë të pashmangshme. Në botën “e fortë” të meshkujve virtytet dominuese janë virtytet e meshkujve dominues: nderi, vlerat, vëllazeria mes ushtarësh, një vetëndërgjegjësim paksa i sëmurë. Bota “e dobët” e femrave është viktimë e bastisjes mashkullore në rastin e Heros, vajzës së Leonatit, edukuar nga i ati për të qenë ekskluzivisht  grua, e cila akuzohet pa të drejtë peër tradhëti bashkëshortore; ndërkohe te Beatricja, kushërira e saj, femrat gjejnë një përfaqesuese të seksit të tyre që përdor mjeshtërisht fjalët dhe intelektin peër të krasitur armët mashkullore. Është një komedi,e nuk është e nevojshme t’a themi, mbaron mirë, por përplasjet janë të ashpra, dhe vetëm falë vullnetit dhe inteligjencës ngjarja nuk përfundon në tragjedi. Nëse qenia njerëzore është e gatshme të ndryshoje idetë apo ndjenjat e veta, dhe nuk i ngurtëson ato verbërisht, edhe fati më i trishtë mund të shndërrohet në gëzim.

- SPONSOR -Smiley face

Dhe kjo është ajo ç’ka bëjnë Benediku dhe Beatricja, njëri misogjen cinik, tjetra beqare profesioniste, armiq të përbetuar të marteses por që, përballë fatit të tmerrshëm të dashurisë mes dy më të rinjve,  Klaudit dhe Heros, zbulojnë se dashurojnë njeri-tjetrin. Braktisin rolin që vetë e kishin krijuar, e që prej të cilit ishin burgosur.

Tema është e përjetshme: mashkulli ka nevojë për femrën dhe anasjelltas. Kjo dihet!Dhe dihet sa e vështirë është ta gjejmë njeri-tjetrin. Por ajo ç’ka Shakespeare na thotë, ndoshta mbi të gjitha, në këtë komedi, ështe kjo: “Triumfi i qenies njerëzore arrihet kur i besojmë inteligjencës, fantazisë, lirisë së mendimit praktik. Ngurtësia është vdekje, dakortësia me vetveten përtej limiteve është shpesh edhe shenjë idiotesië. Në fakt, tragjedia rrëfen fatin e një individi të paaftë për të ndryshuar realitetin e tij, dhe arrin deri aty sa të shkatërrojë vete botën në të cilën jeton, ndërsa komedia rrëfen fatin e nje komuniteti që, duke ndryshuar, e përmireson jetën për gjeneratat e ardhshme.

Interpretojnë aktorët: Myzafer Zifla, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Gjergj Mena, Endri Çela, Alban Musa, Frençeska Hysi, Esela Pysqyli, Ina Morinaj, me regji të Carlo Sciaccaluga.

- SPONSOR -Smiley face