Maska e trupit është aplikimi i një produkti mbi tërë trupin për ti dhënë një efekt terapeutik, si hidratim, remineralizim ose detoksifikim. Ashtu si edhe lëkura e fytyres perfiton shendet dhe rigjenerim gjate trajtimit me maska te ndryshme, edhe lëkura në pjesën tjetër të trupit duhet te trajtohet me maska te ndryshme trupi.
Një banjë, ose maskë zakonisht është mënyra me efikase për të hequr qafe qelizat e vdekura te lëkurës. Maska teraupeutike duhet të jetë në gjendje të depërtojë sa me në brendesi te lëkurës.

Çfarë është në një maskë trupi?

Maska e trupit përmban përbërës balte, të cilat janë detoksifikues. Ato ndihmojnë ne nxjerrje te papastërtive në sipërfaqen e lëkurës. Baltat, kaolinë ose bentonite mbahen për efektet e tyre shtrënguese. Gjithashtu Algat e detit rimineralizojne dhe rigjenerojne lekuren. Aloe vera është qetësuese sidomos për lëkurën e djegur nga dielli.
Gjalpi shea dhe kremi i ​​trupit, perdoren jo vetem per pastim, por edhe si hidratues efektiv.
Shpesh ka një përzierje përbërësish, si argjila jeshile Franceze, algat së bashku me ujin, me shumllojshmeri vajrash trupi gjithashtu edhe vajrat esenciale.
Shumica e këtyre maskave ​​të trupit bëhet komercialisht. Por nder keto perberes mund te ketë edhe përbërës sintetikë që mund të mos dëshironi.
Por sugjerimet tona jane te largohemi nga kimikatet, prandaj duhet te jemi te kenaqemi me maskat e trupit me perberie balte.

A mund te pergatitet nje maske ne kushtet e shtepise?

- SPONSOR -Smiley face

Është e mundur, por jo dhe aq e lehtë. Përbërësit kryesorë të maskave ​​të trupit – balta e bentonitit dhe algat janë më të vështira për t’u gjetur, dhe më të shtrenjta e te veshtira për tu punuar. Spa- te japin trajtimet në dhomat te lagura me dushe, dysheme tiled qe lejon rrjedhjen. Ata mbajnë paisje plastike mbi një tavolinë masazhesh, në një dhomë shumë të ngrohtë. Ne te njejten kohe masazhi ben qe koha te kaloj shpejt dhe ju te ndiheni te relaksuar.

  Merrni një qetsi trupore ne kushtet e shtepise tuaj.

Një mënyrë më pak e shtrenjtë për kete trajtim eshte maska me alga deti me cilësine detoksifikuese dhe rimineralizuese. Por edhe nese kjo duket e pa mundur ne kushtet tuaja, nje menyre tjeter zevendesuese eshte pastrimi i trupit, me nje dush te ngrohtë, vajra esenciale duke e perfunduar me  Vaji  Kokosi, i cili është një hydratues i shkëlqyer 100% organik.

- SPONSOR -Smiley face