Kendall Jenner dhe basketbollisti Ben Simmons përjetuan një romancë mes tyre dhe një lidhje që u mendua se do shkonte në martesë. Ishte vetë Kendall ajo që tha se në një të ardhme e shihte veten e saj të martuar, duke pasur parasysh lidhjen e saj me basketbollistin. Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe Kendall me Ben i dhanë fund lidhjes të tyre. Dhe si po e përjeton modelja këtë periudhë?

Bukuroshja është duke e shijuar në maksimum këtë kohë si beqare. Ajo dhe shoqja e saj e ngushtë Bella Hadid janë parë duke u argëtuar bashkë në një jaht. Po ashtu ajo ishte një nga të ftuarat speciale në Festivalin e Filmit në Kanë ku u pa teksa fliste me njerëz të ndryshëm dhe njihte miq të rinj. Mesa duket Kendall po e shijon këtë periudhë qetësie pas ndarjes.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face