Kohët e fundit aktori amerikan Ashton Kutcher ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të librit të publikuar nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Demi Moore. Në librin “Inside Out” në të cilin, Moore ka treguar shumë histori të pathëna nga jeta e saj është përfshirë edhe martesa me Kutcher. Ajo ka shkruar rreth dy tradhtive të tij gjatë martesës, rreth faktit që kanë kryer marrëdhënie seksuale me tre veta pasi ishte dëshirë e aktorit si dhe që kur kanë nisur lidhjen Moore mbeti shtatzënë, por e humbi fëmijën në muajin e gjashtë.

Këto rrëfimeve kanë bërë që aktori Kutcher të reagojë në Twitter duke thënë se ishte i gatshëm të sqaronte fansat për pjesën e tij. Ndërkohë që bashkëshortja e tij aktuale me të cilën ka dy fëmijë, aktorja Mila Kunis nuk e ka pritur aspak mirë librin. Sipas mediave të huaja, Kunis mendon që ato çfarë janë shkruar për Ashton janë të panevojshme pasi ka kaluar shumë kohë dhe dëmtojnë imazhin e tij. Gjithashtu nuk dëshiron që fëmijët e tyre kur të rriten të ndeshen me këto gjëra lidhur me të atin.

- SPONSOR -Smiley face

Por duket se pas gjithë këtij tensioni, Mila dhe Ashton vendosën që këtë fundjavë të relaksohen. Së bashku me fëmijët ata kanë qenë në Disneyland ku kanë kaluar një ditë mjaft të bukur. Vetë aktori ka publikuar një foto në Instagram bashkë me Milën duke treguar se e kanë pas këtë histori dhe po shijojnë dashurinë e tyre.

 

- SPONSOR -Smiley face