Fëmijët e moshës 1 deri 2 vjeç. 

Kjo është mosha kur fëmijët janë kurioz të eksplorojnë botën rreth tyre, të eksperimentojnë me sendet dhe objektet e tjera që ndodhen në mjedisin e tyre. Në këtë moshë, disiplina është e nevojshme për të kufizuar sulmet, për të parandaluar sjellje të pakëndshme apo edhe nga situata që ai/ajo mund të lëndohet.Është ende shumë herët që ata të mbajnë mend rregullat prandaj krijoni njëmjedis të cilin ata mund t’a eksplorojnë në mënyrë të sigurtë. Nëse thoni “Jo”ose “Mos”, shpjegojini pse-në, për shembull, “Mos e prek se është e nxehtë dhe do digjesh!”. Mbani mend se fëmijët e kësaj moshe frustrohen dhe zemërohen shpesh për arsye se ata duan të bëjnë gjëra që ende mosha dhe zhvillimi i tyre nuk ua mundëson që t’i bëjnë. Prandaj teksa përpiqeni që të disiplinoni fëmijët e kësaj grupmoshe merrni në konsideratë që:

- SPONSOR -Smiley face

T’u mësoni dhe tregoni fëmijëve aftësi të reja me durim.

T’u mësoni atyre gjëra të thjeshta dhe një e nga një.

Zhvendosni vëmendjen e tyre nga situata të padëshiruara nga ju. Përshembull në vend që të thoni: “Mos e prek televizorin”, ju mund t’i thoni: “Eja.Shiko çfarë kam këtu, është lodra jote e preferuar”.Flitini atyre në mënyrë pozitive. Për shembull, në vend që të thoni: “Kujdes se e derdhe gotën” mund t’ithoni: “Mbaje gotën me dy duar”. Shmangni luftërat për t’i ushqyer. Fëmijët do të hanë aq sa kanë nevojë,mjafton që atyre t’u sigurohet që të kenë në dizpozicion mundësi për të zgjedhur nga ushqime të shëndetshme që ju keni gatuar për ta.

 

- SPONSOR -Smiley face