Nëse fëmijët janë ende të vegjël dhe nuk kanë mësuar ende të flasin, përpiquni të vëzhgoni mimikën, lëvizjet e trupit,dhe llojet e ndryshme të të qarit të tyre për të kuptuar ndjenjat që po përjetonjnë.

Gjatë muajit të parë ju mund ta keni të vështirë për të kuptuar qartë se çfarë ndjen foshnja juaj, por me kalimin e kohës ju e kuptoni qartë përmes vëzhgimeve të elementëve të mësipërm nëse fëmija juaj është i lumtur, i mërzitur, i gëzuar apo i zemëruar.

- SPONSOR -Smiley face

Kur fëmija juaj mëson të flasë, ju mund të përpiqeni të bisedoni me të dhe të flisni rreth ndjenjave që ai ka. Për shembull ju mund t’i thoni: “Më dukesh që je i zemëruar. A mund të më thuash se çfarë nuk shkon?”. Nëse fëmiija juaj e ka të vështirë të flasë rreth ndjenjave të tij, mbase mund të jetë ndihmuese nëse flitet për situatën sikur t’i kishte ndodhur dikujt tjetër. Ju mund t’i thoni: “Kur unë shkova në kopësht për herë të parë isha shumë e frikësuar” ose mund t’i thoni: “Shumë fëmijë ndihen të zhgënjyer dhe të mërzitur nëse nuk e fitojnë garën”.

Mbani mend gjithmonë që komunikimi me fëmijët është gjithmonë mënyra më e mirë për të kuptuar ndjenjat e tyre pozitive apo negative qofshin.

 

- SPONSOR -Smiley face