Biskota të thjeshta në përgatitje dhe të shijshme kur i provon.

Përbërësit:
  • lëkurë limoni
  • vezë (të verdhat)
  • 125 gr gjalpë (i ngrirë)
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 5 gr miell
  • vezë (të verdhat)
  • 10 gr miell misri
  • 35 gr sheqer
  • 125 ml qumësht
  • lëkurë limoni
  • 1 kokërr vezë
  • 250 gr miell
Përgatitja
  1. Për përgatitjen e biskotave me limon, si fillim duhet të ndërtoni brumin.
  2. Sitni në një tas miellin dhe hidheni në mikser. Bashkojeni me gjalpin e ngrirë dhe hidhini dhe pak kripë. Frulojeni deri në momentin që përbërësit të jenë bashkuar.
  3. Grini lëkurën e limonave për të qënë gati për përgatitjen e brumit.
  4. Më pas, në një hapësirë në kuzhinë ku përgatisni brumin, hidhni sheqerin pluhur dhe në qendër hidhni masën e përgatitur me miell dhe gjalpë. Shtojini lëkurat e limonit, të cilat i japin aromë brumit. Hidhni edhe të verdhat e vezëve dhe më pas filloni t’i gatuani me dorë, deri sa të krijoni një masë homogjene dhe kompakte.
  5. Brumin e ndërtuar e mblidhni me qese plastike dhe futeni në frigorifer për 30 min.
  6. Tani filloni të përgatisni kremin. Në një tigan hidhni qumështin. Më pas, sipër i grini lëkurën e limonit dhe lëreni të vlojë pak e fikeni zjarrin.
  7. Në një tas hidhni të verdhat e vezëve dhe sheqerin, e më pas trazojini me një rrahëse dore, deri në momentin që sheqeri të jetë shkrirë. Bashkojini më pas miellin dhe miellin e misrit, duke i situr më parë. Duke i trazuar këta përbërës, hidhni qumështin, tashmë të ftohur, pak e nga pak, teksa po trazohet.
  8. Kremin e përgatitur transferojeni në një tigan, por më parë e kaloni nëpër një sitë, për të mbajtur lëkurat e limonit por edhe për ndonjë gungë të krijuar gjatë përzierjes. Gatuajeni kremin duke e lënë në zjarr të ulët dhe njëkohësisht e trazoni atë deri në momentin që të krijohet një krem kompakt.
  9. Hidheni kremin në një tas, mbulojeni me letër plastike dhe futeni të ftohet në frigorifer.
  10. Nxirrni brumin nga frigoriferi dhe hapeni me një okllai, duke krijuar një petë 2-3 cm të trashë.
  11. Me anë të një forme për biskotat, kalojeni sipër brumit që të krijoni më pas biskotat.
  12. Një prej formave, hidhini sipër pak nga kremi i krijuar pak më parë, tashmë i nxjerrë nga frigoriferi. Lyejani buzët formës së poshtme të biskotës me vezë dhe më pas vendosini sipër një tjetër flete brumi të prera më parë dhe i bashkoni mirë të gjitha skajet e formës së biskotës, në mënyrë që të ngjiten sa më mirë.
  13. Pasi procedoni kështu me të gjitha biskotat, i vendosni në një tavë, ku më parë keni shtruar një letër pergameni. Futini në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.
  14. Pasi biskotat të mrrin një ngjyrë të artë, nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen.
  15. Tashmë biskotat tuaja janë gati për t’u shijuar.
- SPONSOR -Smiley face