Këto ditë amvisat janë aq shumë të zëna me gatime, saqë shpeshherë ndihen të shtresuara se si do t’i përgatisin sa më mirë dhe në kohë ushqimet e shijshme që do të konsumojë familja e tyre gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Mirëpo për t’ua lehtësuar sa më shumë punën ne ju sjellim recetën e sallatës ruse, të cilën jo vetëm që do ta përgatisni shpejt, por do të jetë edhe shumë e shijshme. Një sallatë kjo që nuk mungon asnjëherë në tryezën tonë natën e Viti të Ri.

- SPONSOR -Smiley face

Përbërësit:

1 karotë e zierë e prerë në kubik të vegjël

2 patate të ziera dhe të prera në copa të vogla

1 filxhan bizele të ziera

150 gram majonezë

100 gram fasule pllaqi të ziera

4-5 kastraveca turshi të prera në kubik

Kripë, piper

Koper

Pak ullinj dhe gogozhare të kuqe për dekor

UDHËZIMET

1-Perimet e ziera i bashkoni të gjitha në një tas. U hidhni pak kripë e piper. I përzieni mirë dhe i shtoni majonezën.

2-I përzieni sërish derisa të gjitha të krijohet një masë kompakte.

3-Sipër i shtoni koperin. Për dekor i vendosni disa ullinj në mes dhe specat gogozhare të prera në shirita të hollë. Shijojeni!

- SPONSOR -Smiley face