Ne përditësine e të qënit prind, është mjaft i rëndësishëm komunikimi. Nje rëndësi të madhe per prinderit është njohja e karakterit të fëmijës.

Mënyra se si prindërit duhet të komunikojnë apo të sillen me fëmijët e tyre kanë disa specifika të vecanta duke i përshtatur me karakterin e femijes.
Disa fjalë që ndoshta brezat e mëparshëm i kanë përdorur me tepri, duhen eleminuar nga sjellja prindërore.

- SPONSOR -Smiley face

Të tilla si ndalesa “ndalo, pusho, mos” shkelje e të drejtave të të shprehurit. Fëmija duhet të kuptoje se ka të drejtën ë komunikimit dhe mendimit. Por në të njëjtën kohë “shteti Shqiptarë ka firmosur një marrëveshje në konvetën e të drejtave të fëmijëve që këtë fjalë ta ndaloj”. Bota e fëmijës është shumë e pasur por mënyra e komunikimit është ndryshe nga të riturit. Është në fazen trazite kur nuk ka ngërtuar idenditetin e vet.

Nga 0 deri në 3 vjeç as nuk ka një koncept vetjak. Kështu që mënyra se si duhet të sillemi duhet të jetë e ëmbël dhe e kujdesshme.

Mosha që fëmija fillon të marrë edukimin e prindit, fillon qysh para se të lind. Por edukimi tek fëmijët vazhdon dhe operon vetëm me fjalën dhe veprimin. Sot përfshihen edhe baballarët, përveç nënave, në edukimin e fëmijës.

Sa i njohim ne fëmijët tanë.  Është një dilemë e madhe qoftë në pediatri ashtu edhe në psikologji sepse nuk është e lehtë ta njohësh. Prindi e ka të ndërtuar veten me te shkuarën ndërsa fëmija është në të ardhmen sepse fëmija nuk e ka ndërtuar ende konceptin e vetes. Nuk ka krijuar vetëdijen, sferën emocionale. Ai në mënyrë instiktive vepron jo me vetëdije. Ndërsa fëmija rritet ne kërkojmë të dijmë  për vetdijen e tij.

Shumë e rëndësishme ështe të eleminojme fjalët që nënkuptojnë ndalesa (ndalo, pusho, mos) si ndikojnë tek fëmija kultivon vetëm kompleksin e inferioritetit të fëmijës. Ndaj e rritura e fëmijës kërkon një seriozitet të plotë. Duhet ta ndihmojmë fëmjën që të organizoj të folurën.

Gabime të shumta gjithashtu në komunikimin e fëmijës janë edhe mënyra e të folurit. Shpesh herë prindërit por edhe gjyshërit në familje marrin rolin e fëmijës së tyre në gjuhën që ata përdorin. Kjo nuk është një sjellje normale sepse ajo e vret fjalën.

Ne nuk dimë të luajmë dhe më mirë t`i mësojmë fëmijës fjalën  e rregullt.
Fëmija duke e mësuar çdo ditë fjalën e rregullt, ai rregullon dhe fjalën e tij. Ndaj është shumë e rëndësishme që duhet të flitet në mënyrë të drejtë me fëmijën.

 

- SPONSOR -Smiley face