Snoop Dogg ka pozuar me një kufomë artificiale, në të cilën shfaqet Donald Trump, për kopertinën e albumit të ri. Reperi 45-vjeçar është fotografuar teksa qëndron pranë “trupit” të Donald Trump, i mbuluar me flamurin amerikan. Kjo do të jetë kopertina e albumit më të ri të artistit, i titulluar “Make America Crip Again”, në të cilin do të jetë edhe një këngë me të njëjtin titull. Pavarësisht titullit dhe kopertinës, Snoop Dogg insiston se ky album nuk është një akt politik.

- SPONSOR -Smiley face