Dita botërore e Vallëzimit është një eveniment që festohet në të gjithë botën që në 29 prill të vitit 1982, i krijuar nga Këshilli Internacional i Kërcimit dhe UNESCO. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Zhan Zhorzh Noverit i cili ishte një nga reformatorët e famshëm të kërcimit. Kjo ditë i kushtohet gjuhës që gjithkush nga ne mund të flasë, gjuhës së trupit dhe të shpirtit.

- SPONSOR -Smiley face

Pyetur për qëllimin dhe mesazhin e kësaj ditë agjencia “Vektor advertising” si producentë e këtij evenimenti thotë : “Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave, artistët e të gjitha zhanreve të festojnë së bashku në një ditë të vetme se bashku Vallëzimi i bën te mbartin komunikimin ne trupat e tyre Kjo ngjarje kulturore vjen për here te pare ne Shqipëri ne 29 prill 2010. Tashme është viti i dyte që festohet ne Shqipëri para sheshit te akademisë se arteve e mundësuar nga bizneset artedashëse si dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ky event përcjellë ritme të ndryshme muzikore ndërthurur me mjeshtëri nga artistë të rinj të Akademisë së Arteve në ritmin e Tangos, trupa e qendrës “Let’s Dance” me zhanrin modern dhe profesionistë në kërcimet latine, gjimnastika ritmike dhe valle të traditës folklorike shqiptare. Dita solemne e kërcimit Çdo vit më 29 prill, në ditën e lindjes së themeluesit të baletit modern Zhan- Zhorzh Nover (1727-1810) në mbarë botën nga viti 1982 po shënohet Dita ndërkombëtare e vallëzimit, thuhet në porosinë ndërkombëtare të Agulasit, që e dërgoi Komiteti ndërkombëtar për vallëzim në Insititutin Internaconal teatror – UNESCO. Në organizim të ITI-it pranë UNESCO-s dhe Komitetit ndërkombëtar të vallëzimit, në mbarë botën sot do të paraqiten shfaqjet solemne në të cilën festohet kjo ditë me qëllim që të bashkohen të gjitha format e lojës, të shënohet dhe të festohet universaliteti i këtij arti, të tejkalohen të gjitha politikat, kulturat dhe barrierat etnike dhe me një gjuhë të përbashkët – lojës dhe vallëzimit- të afrohen njerëzit në paqe dhe miqësi.

- SPONSOR -Smiley face