Përgatitja:
Skuqim qepët në vaj me të gjitha erëzat së bashku. I lemë të zbuten dhe më pas ju shtojmë sipër mishin e grirë në kubik shumë të vogla.
Mishin e skuqim  mirë me qepët deri sa të lëshon të gjithë yndyrën. Më pas ja shtojmë 150ml hopla. I presim specat në dy skaje, i pastrojmë mirë dhe i mbushim me masën që e kemi përgatitur më parë duke përdorur një lugë të mesme.
Mbetjet e specave i grijmë imët. Patatet po ashtu i prejmë në rrathë të holle.

Në tavë vendosim specat e grirë dhe mishin që ka mbet tepër, sipër tyre i rendisim rrathët e patateve, e mbi patate rendisim specat e mbushur me mish.

- SPONSOR -Smiley face

I mbulojmë me folje alumini dhe i pjekim në furrë për 40 minuta në temperaturë 250 grad.
5 minuta para se t’i heqim nga furra, ua shtojmë sipër kaçkavallin dhe ia heqim foljen e aluminit.
I lëmë të pjeken edhe 5 minuta, pastaj i heqim nga furra.

Përbërësit:

800gr mish i bardh

2 qepë mesatare,
10 speca të mëdhenjë
2 patate të mëdha,
100gr kaçkavall,
150ml shmand ose hopla,
erëza sipas dëshirës/vaj/Kripë/Biber.

Shijim të këndshëm

- SPONSOR -Smiley face