Në një enë grijmë qepën imët. E trazojmë derisa të zbutet qepa. Shtojme karrotë të grirë imët, patatet e grira,dhe thelpinjtë e hudhrës. Te gjitha I përziejmë, duke vazhduar në shtimin e mishit të bluar ,fergojme per 10 minuta dhe pastaj shtojme edhe salcen e domates. Me këtë masë mbushim specat të cilave u kemi larguar farat.

Specat I radhisim në tavë, dhe me mbushjen që tepron mbushim hapësirat mes specave. Në tavë shtojmë 2 cm ujë të vluar. Tavën e mbulojmë me leter alumini. E vemë në furrë të nxehtë 200 gradë për 40 minuta.

- SPONSOR -Smiley face

Më pas largojmë letrën dhe e lemë edhe për 15 minuta ne tave.

800 gram speca

300gram mish i grirë

Karrota një copë

Piper i zi, i kuq vegete

pak kripë

salcë

një qepë

Ju bëftë mirë

- SPONSOR -Smiley face