Janë 22 këngë të cilat do të prezantohen këtë natë të parë të spektaklit më të madh muzikor “Kënga Magjike”. Është edicioni i 19-të, shumë gjrëa kanë ndrshuar, që nga pjesëmarrësit e deri te juria. Në Pallatin e Kongreseve çdo gjë është gati për të startuar! Ndoshta për të rinjtë, kjo skenë do të jetë ‘e frikshme’, për ata që ngjiten për herë të parë, por që zëri i tyre bëri që juria t’i sillte deri në netët gjysmëfinale. Mulliri.al ka parë nga afër emocionet e artistëve, sigurinë në vetvete, dhe përgatitjet e fundit përpara se të dilnin në skenë. Ardit Gjebrea tashmë i ka dhënë të gjitha provat që këtë mbrëmje ta kthejë në një magji të vërtetë.

E këtë herë ka zgjedhur që krah tij në prezantim të qëndrojnë katër persona: moderatoret bukuroshe Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla, si edhe aktorët Besart Kallaku dhe Erion Isai. Në rast se nuk do të ishte zbuluar, do të ishte një surprizë e bukur prezantimi i 4 personazheve të njohur. Por surpriza të tjera me siguri janë rezervuar. Janë gjithsej 50 këngë në konkurrim, dhe 17 këngëtarë të rinj. Vetë Ardit Gjebrea ka pohuar se janë zëra sfidues. Sot dhe nesër janë netët gjysmë finale, ndërsa të shtunën mbahet finalja, mbrëmja e shpalljes së çmimeve në transmetim të drejtpërdrejtë në Televizionin Klan. Ne ju sjellim edhe njëherë në vëmendje këngët që do të performohen sonte, ndërkohë ju sjellim foto ekskluzive nga paskuintat, që nga momentet e përgatitjes deri pak para se artistët të performonin në skenë.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face