Spice Girl mund të rikthehen sërisht në skenë. Grupi muzikor i vajzave më i njohur i historisë përgatitet për të emocionuar fansat e tyre. Ribashkimi parashikohet në 2018.

Të pesta pjesëtaret, përfshirë edhe Victoria Beckham, janë të gatshme të bashkëpunojnë  për një përmbledhje në kutjim të së kaluarës, duke i konkretizuar kështu të gjitha thashethemet që qarkullojnë prej vitesh.

- SPONSOR -Smiley face

Lajmin e ka bërë publike tabloidi anglez Sun, sipas të cilit Mel C në veçanti ka punuar me ish menaxherin e grupit Simon Fuller për të ribashkuar Beckham, Mel B, Emma Bunton e Geri Halliwell rreth projetekeve të reja që do të dalin në dritë vitin që vjen.

Një nga burimet e revistës Sun ka shpjeguar se “kontaktet kanë vazhduar në mënyrë sekrete deri në verë dhe tani të pesta janë gati për ribashkimin. Do të punojnë bashkë për një seri projektesh, midis të cilave një album dhe një program televiziv të veçantë dedikuar Spice Girl. Dhe çuditëria më e madhe ka qenë bindja e Victoria Beckham”.

Në fakt në vitin 2016 Simon Fuller ishte shprehur se Victoria Beckham nuk është ndjerë asnjeherë rehat në rolin e popstar-it edhe pse ishte pjesë e grupit me të famshëm në botë.

Dhe ky është motivi përse Posh mbasi tentoi karrierën si soliste, kuptoj që i përkiste një botë tjetër ku mund të afirmohej, ajo e modës.

- SPONSOR -Smiley face