Edhe pse ka ndihmuar shumë në artin dhe kulturën shqiptare, Ajdin Sejdiu gjithmonë është sulmuar nga mediat. Edhe pse ka kontribuar edhe për këto të fundit. Por mulliri.al bluan të vërtetën, ndaj do të përmendim shkurtimisht disa nga qindra kontributet e biznesmenit të njohur në jetën artistike.

- SPONSOR -Smiley face

Kur ka ardhur në Shqipëri për herë të parë, në vitin 1990, Ajdin Sejdiu ka sponsorizuar “Miss Shqipëria 1991”, që realizohej për herë të parë, nëpërmjet Vera Grabockës. Kurorën e missit e fitoi Valbona Selimllari. Por kjo nuk është e fundit vepër bamirëse që biznesmeni i njohur ka bërë për artin dhe kulturën në Shqipëri. Pas “Miss Shqipëria”, Sejdiu mundësoi që të rinjtë e kryeqytetit të argëtoheshin në festën e Vitit të Ri, e cila u mbajt në ish-muzeun e Enver Hoxhës.

Estrada e Shqipërisë ka patur fatin që të udhëtojë një muaj nëpër Europë. Teatri Popullor po ashtu, kanë shëtitur një muaj në Europë, me të gjitha shpenzimet e paguara nga Ajdin Sejdiu.

Ai ka kontribuar shumë për artin dhe kulturën. Përmendim edhe sponsorizimet që i ka bërë Nënë Terezës, për të cilat është folur edhe më parë në mediet shqiptare. Ka botuar shumë libra, përmendim atë të Hysen Bashkurtin, librin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë dhe rreth 40 botime të tjera.

Kur e pyesim lidhur me luftën e Kosovës, në të cilën biznesmeni ka dhënë një kontribut mjaft të madh, modestisht Ajdin Sejdiu përgjigjët për mulliri.al: “Nuk dua ta përmend. Jam krenar që kam ndihmuar!’

Nuk ka qenë në sallë kur u zhvillua Miss-i dhe as ka mbajtur fjalime në aktivitete të tjera të cilat i ka sponsorizuar, pasi këtë gjë e ka bërë për hir të artit dhe kulturës, jo për të lartësuar emrin e tij si bamirës. Për këtë nuk ka pasur nevojë, sepse veprat e tij kanë folur më shumë  se fjalët!

- SPONSOR -Smiley face