Këngëtari korçar, Stefi Prfti ka kritikuar me një status të gjatë programin e moderators Rudina Magjistari, e më konkretish, puntatën ku flitej për Këngën Magjike. Stefi e argumenton përse të ftuarit e Rudinës nuk mund të diskutonin lidhur me temën e zgjedhu, e sakaq, Dasara Karaiskaj, një ndër të ftuarat, ka replikuar me stefin. Më poshtë ju sjellim statusin e plotë dhe komentet e Stefit me Dasarën.

- SPONSOR -Smiley face

Statusi i plotë

Per gjithcka dhe per c’do gje…!! E ndoqet emisionin e mbasdites te Rudina Magjistari ne Klan?
A mund te me thote dikush, – ky vend qe quhet Shqiperi, nuk ka muzikante dhe kritike arti per te vleresuar muziken Shqiptare?  Une e di qe ka shume, por jane te papune…!!! Pothuaj nuk i ftojne per te folur dhe diskutuar..!!! Si ka mundesi qe c’do opinion apo “kritike” do ta bejne vetem gazetaret e portaleve…!!!! Flasin per produksionet.. sikur te ishin karamelka… njohes te notave, harmonise, rritmeve, teknikes, gjendjes, llojit, ndijesise.. miksimeve, masterizimeve… etj… !! Askush prej tyre nuk ka asnje vit studimi te vertete rreth muzikes dhe kritikes muzikore. Nuk behet fjale per studime shumevjecare qe kerkon MUZIKA! Une qe po shkruaj kete status kam bere 16 vjet studime, gjithe jeten me muzike dhe e kam shume te veshtire, ose jam shume i kujdesshem ne opinionet e mia kritike. Keta flasin per stonimet e pafundme “me pelqejne stonimet e shumta, sepse tregojne qe kendohet live…”!!! Me vjen shume keq, qe sonte diskutohej nje festival muzike dhe ne kete panel nuk ndodhej asnje muzikant apo kritik arti! Disa nga keta gazetare i vleresoj per programet e tyre personale, por nuk mund te pajtohem kurre me ndikimin e tyre ne audience publike, ANALITIKE dhe NDIKIMIT te drejtperdrejte te publikut ne kete vorbull shijesh…! Natyrisht, mendimin e tyre do e rrespektoja si mendim te lire, por nuk kane vend fare per analize artistike. Si munden dhe marrin kurajon te flasin per gjithcka… per c’do gje..!Politike, Art… per gjithcka… per c’do gje…! Vetem ketu ndodhin keto “akrobacira” mediatike…! Se pari (me gjithe respektin qe kam) mendoj se ishte nje perzgjedhje e keqe e vete moderatores per kete analize. Ps. Meqenese, sic u diskutua ne emision, qe sot jemi te lire per te shprehur mendimet dhe pahatermbetje edhe une nuk dua te keqkuptohem dhe ti ngeli hatri askujt. Mos filloj te flas per vjedhjet e pafundme dhe asnjehere te diskutueshme… dhe as qe behet fjale te denueshme…!! Eh…! Mbase bej gabim qe shkruaj, por kurre nuk jam pajtuar me mashtrimin dhe intrigen edhe pse e di qe me demton personalisht ne kete gare kengesh, apo debat te paparabarte. Me respekt, Stefi Prifti.

Dasara Karaiskaj: Ti me more ne telefon dhe me the qe te thane per programin, nuk e kishe pare vete.
Meqenese isha pjese e atij paneli dhe ndjehem e perfshre nga ky status po te them qe nese ti ke 16 une kam 20 vjet qe e bej kete pune dhe jo si gazetare portalesh.

Stefi Prifti: Ne punen tende une nuk perfshihem aspak! Perkundrazi, te kam vleresuar dhe te vleresoj! Por, ketu po flasim per punen time Dasara. Dhe nuk ka rendesi nese e pashe une apo njerezit qe me duan, duke me mbajtur online per c’do fjale qe flitej. Edhe brenda ketij formati ka shume gjera qe mund te diskutoni ju gazetaret, por kritiken artistike nuk mund dhe nuk duhet ta beni. Si jeni ju profesioniste ne punen tuaj (mbas 20 vite studimesh), ashtu ka edhe studiues dhe kritike arti.

Dasara Karaiskaj: Dhe me politike nuk jam marre kurre, ama ate sektorin tend mendoj qe e mbuloj sh mire si gazetare e kultures, faleminderit.

 

- SPONSOR -Smiley face