Sikurse francezët që janë “besnik” të modës së tyre, apo amerikanët, edhe italianët kanë stilin e tyre. E keni vënë re që stili i italianëve është kryesisht njëngjyrësh, i kombinuar me lule, e hera-herës i gjerë? Duket sikur këtë sezon të vjeshtës, ata kanë shmangur xhinset apo bluzat e pambukut. Të preferuarat janë fustanet!

- SPONSOR -Smiley face

Në fotot që shihni, femrat italiane duken shumë të thjeshta, po aq edhe të kuruara. Ato nuk duken aspak fallco!

Femrat e Italisë janë paksa “feministe”, kështu që, nëse mendoni se do të shihni ndonjë detaj sportive apo unisex, harrojeni!

Fustane, funde, pallto, xhaketa trendy dhe aksesorë! Këto janë ato çfarë i duhen një femre italiane për tu dukur stil.

- SPONSOR -Smiley face