Sipas një studimi, adoleshentët dërgojnë foto private të tyre tek njëri tjetri për të provuar nëse ata mund t’i besojnë shokut ose shoqes.

Kur të rinjtë ndajnë foto intime, kjo është një mënyrë për të kuptuar nëse partneri i tyre është i aftë të mbajë një sekret, sipas studiuesve në Universitetin e Essex.

- SPONSOR -Smiley face

Një studim i ri, i paraqitur në Festivalin e Shkencave Sociale të Këshillit Ekonomik dhe Shoqëror (ESRC), shqyrton arsyet pse adoleshentët i dërgojnë foto intime njëri-tjetrin.

Camilla Giambonini, nga Departamenti i Studimeve Psiko-Sociale dhe Psikoanalitike në Essex, tha se po krijohet një “panik moral” rreth dërgimit të fotove, por shtoi se “është e pamundur të ndalosh të rinjtë të shpërndash foto intime mes njëri-tjetri”.

Ajo tha se është e rëndësishme që në radhë të parë të kuptohet pse adoleshentët i dërgojnë këto foto, në mënyrë që përpjekjet për edukimin e fëmijëve rreth rrezikut që ky veprim paraqet të mund të përmirësohen.

- SPONSOR -Smiley face