Përgatitja

Ngrohim pak  vaj ulliri  në një enë ne flakë mesatarisht të lartë.Kur të jetë nxehur vaji, do te shtojmë hudhrën, qepën, karotat, selinonë dhe nje gjethe dafine  duke e shoqeruar me kripë dhe piper. Masën e skuqim  derisa të jenë zbutur, për 10 minuta. Shtojme spinaqin e ngrirë dhe e skuqim  për një moment deri sa të zbuten edhe gjethet e mëdha. Pas kësaj shtojmë fasulet, lëngun dhe purenë e domates. Si hap i rradhes hedhim buken dhe pas saj reduktojeni flakën në mënyrë të tillë që buka të zbutet gradualisht. E lejme qe supa të trashet nga pak. Mbas mbarimit të zierjes e heqim nga flaka dhe hedhim borzilokun e pergatitur. Per shije të vecanta e shërbejmë më kackavall të grirë

- SPONSOR -Smiley face

Përbërësit

2 luge gjelle vaj /2 hudhra te medha te grira holle,/ 1 qepe mesatare perseri e grire holle /2 karrota te medha te prera dhe te qeruara mire / selino e copetuar/1 gjethe dafine per arome/ 280 gram spinaq i pastruar dhe i grire holle/ 440 gram fasule, por te konservuara/ 6 gota leng perimesh/ 1.4 gote borzilok igrire/ 3 masa ( gote) buke e ndenjur dhe ne fund 425 gram pure domate.

Shijim te kendshem

- SPONSOR -Smiley face