Syzet e diellit Serpenteyes – Kanë hyrë në zemrën e mijërave femrave. Dhe tani rikthehen për Pranverë-Verë të vitit që vjen në një version kontemporan dhe street style. Syzet e diellit Serpenteyes, një kult i vërtetë e firmës Bulgari, nxjerrin në pah karizmën e tyre më aktuale dhe të guximshme.

- SPONSOR -Smiley face

Ajo që ka frymëzuar koleksionin e ri të Maison Bulgari është joshja dhe shpirti i lirë i artit të rrugës të metropoleve të sotçme. Ajo kultura spontane, e pa parashikushme dhe pak rebele, që di të pushtoj zonat më elektrizuese të qyteteve të mëdha në të gjithë botën.

E njëjta shprehje artistike dhe emocionesh karakterizon koleksionin e ri të aksesorëve: skelete plot jet, lente ipnotizuese, forma të guximshme dhe detaje si gjithmonë të pa rezistueshme.

Një deklaratë dashurie për jetën metropolitan, energjia saj, fuqi e saj joshëse, historitë e saj që kryqëzohen dhe krijojnë një cikël të pafund zbulimesh dhe rritjesh. Motivet e artit të rrugësh trasformohen në një dizajn të rafinuar dhe në objekte të çmuara: lentet mbeten të rrumbullakta dhe të sheshta por të punuara me formë luspash gjashtëkëndore.

Syzet ikonë Serpenteyes dhe çantat Serpentine Forever janë pjesët më të bukura të koleksionit Pranverë/Verë 2018.

- SPONSOR -Smiley face