Së fundmi Drake mori me qira një klub nate në Los Angeles, ku ftoi miqtë e ngushtë dhe me ta festoi deri në orët e para të mëngjesit. Mes tyre thuhet se ishte edhe Rihanna dhe duket se ish të dashuruarit kanë lënë pas historinë e vjetër. Këngëtarja ishte e shoqëruar nga shoqja e saj, Lyrica dhe festa ishte mjaft argëtuese. Kjo është hera e parë që ata shihen në të njejtin vend, që pasi i dhanë fund romancës një vit më parë. Nuk dihet çfarë plani ka Riri me ish-ët e saj por dy ditë më parë publikoi një video ku në sfond dëgjohej kënga e Chris Brown. 

- SPONSOR -Smiley face