Përgatitja:
Si fillim ziejmë fasulet për 40 minuta në ujë të valuar, hedhim edhe pak kripë. Më pas i kullojmë ato dhe mbajme vetëm kokrrat pllaqi. Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën, karrotat, selinon për rreth 5 minuta. Mbasi qepa të jetë kuqërisur,  vazhdojmë me shtimin e produkteve të tjera duke shtuar domatet, kripën, piperin dhe majdanozin. I shtojmë fasulet, ujin dhe i lëmë të marrin një valë për 10 minuta në zjar të ngadaltë. Masën e krijuar e hedhim në një tepsi dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj.

Tavën e lejmë  të piqet për 40 minuta, në temperaturën 180 gradë

- SPONSOR -Smiley face

Përbërësit:
1 kg fasule ( pllaqi)
2 qepë të thata

200 gram domate e grire salce

1 karrotë të grira
1 filxhan vaj ulliri (kafeje)
4 hurdhra të grira

3 gjethe selinoje të grira.
1 gjethe dafine,kripë, piper
3 lugë majdanoz të grirë( lugë gjelle)

Ju bëftë mirë

 

- SPONSOR -Smiley face