Përgatitja
Hedhim qumështin në një tenxhere të vogel ose tigan të thellë.
Në të do të hedhim gjalpin dhe arrën muskat dhe e lemë që të shkrije gjalpi plotësisht. Mbasi i kemi prerë feta feta patatet i hedhin në qumështin e ngrohur ku aty hedhim edhe hudhrat, rozmarinën, kripën dhe piperin e zi. I lemë  të ziejnë bashkë me qumështin në një temperature mesatare për 15 minuta. Më pas do ta heqim nga zjarri dhe vetem patatet do ti shtrojmë në tavën që edhe do ta pjekim. Qumështin që kemi në tenxhere do ta perziejmë me vezen dhe djathin kackavall.
Marrim rrahim vezen dhe në të do të hedhim miellin e tretur me ujë dhe djathin kackavall të grire. Ja hedhim këtë masë që pergatitem qumështit dhe me pas e hedhim mbi patatet. E fusim ne furrë në temperaturë 200-220 gradë dhe e lemë për 30-35 minuta ku edhe ka marrë ngjyrën e pjekjes.

Përbërësit
5 patate mesatare
2 ½ gota me quëesht
1 lugë gjelle me gjalpë
1 kokërr veze
1 filxhane kafe me djathë të grirë kackavall
2 lugë miell
Arrë muska
Piper te zi
Krip
Rozmarine
5 thelpinj hudhra

- SPONSOR -Smiley face