Përgatitja:

Pastroni peshkun dhe lajeni mirë.

- SPONSOR -Smiley face

Peshkun e presim në dy, dhe mbi të vëndosim dy feta të prera limoni. Brenda e mbushim me shumë feta limoni duke i shtuar edhe hurdhër, kripë piper etj. Kripa i vendoset brënda dhe jashtë trupit të peshkut..Nderkohe lajmë perimet i presim në copa jo shumë ë vogla.

Në nje tepsi me letër furre poshtë vendosim peshkun, rradhisim të gjitha perimet, shtojmë kripë, piper të zi,ullinj sipas dëshirës dhe majdanoze te grire follë. I shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim të piqet në furrën e nxehur më parë 220 gr për 30 minuta.

Përbërësit:

2 kg peshk

2 speca të prera hollë

2 kunguj

1 finok

2 presh të vegjël

një dorë ullinj (sipas dëshirës)

2 limona

2 thelpinj hudhër

kripë dhe piper i zi

një tufë e vogël majdanoz

Ju bëftë mirë

- SPONSOR -Smiley face