Përbërësit:

200-300 gram fileto peshku te fresketa

- SPONSOR -Smiley face

3 qepe te kuqe

5 ose 6 thelba hudhër

4 gjethe dafine

3 ose 4 domate të mëdha

kripë dhe piper

Përgatitja:

Si fillim skuqim qepët në zjarr të ngadaltë duke i trazuar shpesh derisa te shkrihen.

Më pas, marrim 5 ose 6 thelpinj hudhre dhe 4 domate të mëdha të prera kubikë dhe i hedhim në të njëtin tigan që gatuam qepën së bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kurdisim qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat të zbutën.

I hedhim kripë , piper duke ju provuar shijen.

Pastaj ndezim furrën në 350 gradë duke e lënë të ngrohet. Në këtë kohë i hedhim “gjellën” e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat në nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut brënda gjellës duke I shtuar vaj ulliri.

E vendos taven në furrë dhe e pjekim për 30.

Ju bëftë mirë

 

- SPONSOR -Smiley face