Ndiqni të njëjtën dietë si mikesha juaj
Ky është një gabim mjaft i madh, pasi trupi ka specifikat e veta dhe dieta që bën punë për mikeshën tuaj mund të mos bëj për ju. “Hani një sasi ushqimi të bazuar në nivelin tuaj të mirëmbajtjes, nivelin e aktivitetit dhe qëllimin”, thotë Camilla.

I shmangni karbohidratet e pastaj hani shumë
Kur njerëzit vendosin të bien në peshë, reduktojnë karbohidratet. Dhe teksa ulja e sasisë së karbohidrateve që merrni ju ndihmon, ndërpreja drastike e tyre e lë trupin në nevojë të ushqyesve.

- SPONSOR -Smiley face

“Karbohidratet nuk janë armiku. Qëndroni larg karbohidrateve të përpunuara, por duhet ti hani”, thotë Camilla duke sugjeruar produkte si orizi kaf, patatja e ëmbël, frutat dhe perimet.

- SPONSOR -Smiley face