Greta Koçi vajza që ngjan me personazhin e librit të dashur “Piter Pan”, pikërisht me Uendin e cila nuk pranoi të rritej, duket se sot e ka harruar këtë rol.


Greta me punë dhe përkushtim ka kaluar në disa fusha të ndryshme të artit dhe politikës, derisa ka gjetur veten tek ëmbëlsia e muzikës dhe bota e teksteve, madje së fundmi edhe tek biznesi familjar.
Greta si shumë vajza në Shqipëri ju përkushtua maksimalisht politikës, pikërisht me Partinë Demokratike shqiptare ku disa herë mori roli të rëndësishme. Pasi PD e humbi pushtetin dhe kaloi në opozitë, Greta zgjodhi t’i kthehej muzikës.
Këtë që po bën edhe sot, duke dhënë më të mirën e vetes edhe në koncerte jashtë vendit sëbashku me motrën e vogël Eni Koçi e cila edhe kjo eci në hapat e motrës.
Që Greta nuk është më 14 vjeç e konfirmon edhe pamja e saj fizike dhe pjekuria që pasqyron.
Me hapjen e një dyqani me fustane motrat Koçi janë kthyer në modele që reklamojnë fustanet e tyre, duke reklamuar kështu biznesin e tyre edhe tek vajzat që i adhurojnë motrat.
Ndërkohë politikën Greta e ka lënë pjesë të së shkuarës.

- SPONSOR -Smiley face