Dy persona mbetën të plagosur gjatë koncertit të DJ Diplo, i cili po performonte për karnavalet në Brazil. Nga të shinat me armë gjatë një grabitjeje mbetën të plagosur dy persona, një djalë dhe një vajzë, në një festë në rrugë në Sao Paulo pasditen e së martës. Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Pentz, sapo doli në skenë para turmës, duke bërë selfie dhe duke regjistruar të pranishmit me telefon në momentin kur u dëgjuan të shtënat. Në ato momente drejt tij u afruan rojet e sigurisë për ta mbrojtur dhe për ta nxjerr nga turma. Dëshmitarët tregojnë se kaosi nisi kur një burrë u përpoq që t’i rrëmbente varësen një prej të pranishmëve. Ky i fundit më pas nxori armën duke e qëlluar në bark sulmuesin. Shoqja e hajdutit mori gjatë incidentit një plumb në kofsh.  “Të gjithë ata që ishin në skenë u përkulën dhe rojet e sigurisë shkuan për të mbrojtur Diplo-n. Dikush dëgjoi një të shtënë dhe paralajmëroi njerëzit që ishin në skenë. Kur gjithçka u qetësua, rojet e sigurimit e larguan DJ-in nga kamioni, që ishte kthyer në skenë”, tha fotografi Amauri Nehn.  Festa më pas u anulua. 

- SPONSOR -Smiley face