Tekashi ka nënshkruar një marrëveshje të re rekord në burg. Marrëveshja me shtëpinë diskografike “10K Projects” raportohet se vlen 10 milionë dollarë. Sipas marrëveshjes reperi do nxjerrë dy albume, një në anglisht dhe spanjisht. Tekashi, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, është në pritje të dënimit për akuzat për shantazh dhe mbajtje të armëve të zjarrit në SHBA.  Ai përballej me 47 vite burg derisa pranoi të jepte prova kundër anëtarëve të tjerë të dyshuar të bandës.

Rolling Stone tha se nuk është akoma e qartë nëse albumet do kenë materiale të reja apo ato ekzistuese. Reperi akuzohet për 6 vepra penale përfshirë shantazh, mbajtje të armëve të zjarrit, sulm me armë të rrezikshme dhe akuza për komplot vrasje. Reperi ishte përfshirë në një bandë të dhunshme amerikane të quajtur The Nine Trey Bloods. Për t’iu ulur dënimi, ai arriti marrëveshje për pranimin e fajësisë me qeverinë federale dhe dëshmoi kundër anëtarëve të tjerë të bandës në gjykatë. Ai dha informacione për Anthony Ellison dhe Aljermiah Mack dhe të dy u dënuan.

- SPONSOR -Smiley face