Lëkura jeton një sezon të ri shkëlqimi: këtë vjeshtë dimër 2017-2018 ngjyra për të zgjedhur është e zeza. Nëse dëshiron të përdorësh ngjyra zgjidh peliçet ekologjike, që janë një mundësi e mirë; në modë edhe këtë vit, do të ndihmojnë ta kalosh më mirë edhe ditën më gri.

Guxo me nuancat e jeshiles dhe turkuazit. Efekti pellush do të jetë ende shumë në modë. Drejtpërdrejt nga vitet ’80 rikthehen supet e ngritura, gati të risjellin shpirtin rebel dhe rrok të epokës.Në pasaraelat e sotme gjejmë kadifen, e cila tashmë është kthyer në veshjen e preferuar dimërore.

- SPONSOR -Smiley face

Ende duke u frymëzuar nga pasarelat stili asimetrik; gjeometri e studiuar me masa dhe frymëzime të viteve ’20 deri në vitet ’60.Gati për tu joshur nga stili britanik? Edhe kjo tendencë është marrë nga e kaluara dhe sjell sukses, një kombinim mes pantallonave të ngushta dhe çizmeve të gjata, një veshje që lufton çdo ditë me motin tipik të ishullit britanik.

- SPONSOR -Smiley face