Çdo vit kanceri i gjirit u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje që rrezikon të kthehet në epidemi, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Një fjongo rozë dhe më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund t’i shpëtojnë jetën një gruaje të prekur, pasi ky lloj tumori renditet si një ndër të vetmit e kancereve që mund të parandalohet.

Kanceri i gjirit së bashku me kancerin e qafës së mitrës përfaqësojnë vrasësit më të
mëdhenj ndër kanceret te gratë. Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë por rreziku rritet me
rritjen e moshës. Përgjithësish preken moshat mbi 50 vjeç por ka raste të shfaqjes së tij
edhe në mosha fare të reja. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te gratë në
mbarë botën i cili ka ardhur duke u rritur veçanërisht në vendet në zhvillim, ku shumica e
rasteve diagnostikohen në fazat e vona.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face