Në prill të vitit 2018, në West End në Londër do të prezantohet premiera botërore e muzikalit që është bazuar në jetën dhe hitet e këngëtares së famshme Tina Turner.

Ky konfirmim ka ardhur nga faqja e saj zyrtare, ku ka treguar për emocionet e saj mbi këtë rikthim, e cila ka vlerësuar se për të është shumë e rëndësishme që ta ndajë me audiencën, komplet rrëfimin e saj.

- SPONSOR -Smiley face

Po ashtu Tina Turner është shprehur se shumë e lumtur për faktin se kjo ngjarje do të ndodhë pikërisht në Londër, në vendin që ka një rol shumë të rëndësishëm për vetë Tina Turner.

“Premierë botërore e muzikalit tim të ri”, ka shkruar Tina Turner.

Ajo  do të nisë aktivitetin më 17 prill, në mbrëmjen e organizuar për mediat, kurse muzikali do të ketë premierën më 21 mars.

- SPONSOR -Smiley face