Me këmbët legjendare dhe gjithmonë të bukura, kordat vokale në super formë dhe një energji të pashembullt mbretëresha e rock-ut mbush sot me 26 Nëntor 78 vjeç. Mjafton ta shikosh se si lëviz mbi taka gjatë koncertit të saj të fundit për të kuptuar sa të drejtë ka pasur Nick Jagger kur gjatë një interviste është shprehur  “ajo është e vetmja e cila ka të njëjtin agresivitet si unë në skenë”.

Sigurisht është edhe e vetmja yll botëror e cila ka shkuar përtej kufijve të çdo kufuzimi dhe paragjykimi: tani në moshën 78 vjeçare lëviz në skenë me një energji të pakrahasueshme, ndërsa në moshën 73 vjeçare është martuar me producentin zvicerian Erwin Bach 16 vjet më i ri, gjithashtu edhe një ikonë e forcës femërore.

- SPONSOR -Smiley face

Emri saj i vërtetë është Anna Mae Bullock, dhe në debutimet e saj të para e quanin Little Ann. Rreth moshës 20 vjeçare ajo takon Ike Turner dhe me atë këndon Rhythm&Blues duke krijuar një dyshe shumë të sukseshme.

Tina dhe Ike Turner

Por mbrapa shkëlqimit të skenës fshihej një jetë shumë e vështirë për Tina-n, ai pinte, drogohej, nuk kursente të vinte dorë mbi të  edhe pse ajo shpresonte ta ndryshonte, derisa një ditë ai e masakroj rrugës mbas një koncerti për të ikur në një hotel në Dallas. Siç tregon në autobiografinë e saj, të nësermen Tina vendos një palë syze dhe del nga hoteli nëpermjet pjeses ku qëndrojnë guzhinat me vetëm 36 cent në xhep.

Një fillim i ri në moshën 40 vjeçare

Ishte gati 40 vjeç kur ajo rifilloj nga fillimi një jetë të dytë. Konvertohet drejt rock-ut, këndon nëpër lokalet e periferisë dhe në fund mbas këtyre vështirësive mbërrin suksesi pak i vonuar. Kënga që i jep suksesin është Private Dancer, për të triunfuar më tej me What’s love got to do With it. Do të hyj në rekordet e Guiness si këngëtarja soliste e cila ka shitur më shumë bileta në të gjithë botën.

Kthesa e saj e tretë ka qenë njohja në moshën 46 vjeçare me producentin e muzikës Erwin Bach, 30 vjeç, asnjë nuk e besonte këtë dashuri por gaboheshin. Ato vazhdojnë të qendrojnë ende bashkë dhe janë martuar në 21 Korrik 2013 në Zvicër, në vilën e Tina-s, të dekoruar për eventin me 70 mijë trëndafila dhe orkide, ndërsa të ftuarit janë lutur që të vishen të gjithë me të bardha. Fustani saj është përgatitur eskluzivisht nga Armani.

Tina dhe Erwin Bach

Me pak fjalë Tina mbetet gjithmonë «Simply The Best».

 

 

- SPONSOR -Smiley face