TORDRE çelet me muzikën e Funny Girl, filmit amerikan “musical” nga William Wyler.

Një shfaqje për të mos u humbur sonte, e dielë, ora 19:00 në Teatrin Aleksandër Moisiu, Durrës. Kjo shfaqje përmbyll Edicionin e 12-të të “Albania Dance Meeting-Festival”, nën kujdesin e koreografit dhe pedagogut të Universitetit të Arteve, Gjergj Prevazi.

- SPONSOR -Smiley face

Dy balerina shfaqen në skenë. Bashkë me to ne buzëqeshim të diktuar nga modelet e trupave të lavdishëm si nëpër fantazitë e Brodway-it. Për t’u përdredhur më mirë, më pas, referimi dhe depërtimi në një histori tjetër të trupit, më intime, më delikate. Është historia e dy interpretueseve që e shoqërojnë tanimë prej shumë vitesh veprën e Rachid Ouramdane-it (e para kërcen tek “Des témoins ordinaries”, “Sfumato et Tenir le temps la seconde dans Looking back”, “Sfumato et Tenir le temps”).

Ka show, ka edhe kuinta. Drita e prozhektorëve dhe gjysmë-errësira përqark. Faqja A dhe faqja B. Ka lëvizje të ekzekutuara nga një balerinë dhe ato me të cilat ajo është formuar.

Historia e balerinës lituaneze, Lora Juodkaite, e cila duke u rrotulluar rreth vetes deri sa i merren mend, ka zhvilluar një praktikë personale të gjesteve që e shoqëron që prej fëmijërisë së saj. Dhe historia e balerinës britanike, Annie Hanauer, e cila lëviz me një protezë në krah si një zgjatim i tij. Secila në mënyrën e saj kanë zhvilluar një “savoir-faire” të zbuluar dhe njohur nga vet ato, kanë shpikur një praktikë që sot është bërë një me to. Me këto portrete të dyfishta të krijuara në vitin 2014, Rachid Ouramdane teston vendin ku lëvizja endet mes poetikes dhe të rrëfyerit.

Krijues portretesh tek “Superstars” ose “Cover”, autor autobiografie tek “Loin”…, anketues tek “Des témoins ordinaraires”, pra një regjistër dokumentar që e ka bërë të famshëm identitetin e tij në botë : një regjistër zbulimi modest dhe vënieje në skenë me durim dhe finesën e besimit. Atmosferë gjithëpërfshirëse dhe hipnotizuese, cilësia e dëgjimit dhe e të parit… Rachid Ouramdane i përkryer tek TORDRE, arti i tij delikat i të krijuarit dhe pozicionimit të pikës kulmore aty ku ai e di mirë se duhet të qëndrojë : mes çudisë së pakapërcyeshme dhe afërsisë.

Me mbështetjen e Teatroskop-it në kuadër të FranceDanse Orient-Express. Teatroskop është një program i krijuar nga Instituti Francez, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme.

 

 

 

- SPONSOR -Smiley face