Kërkesat më të shtrenjta në mjekësi, pa dyshim, konsiderohen transplantimet të cilat mund të kushtojnë edhe më shumë se një milion dollarë!

Çmimi i transplantimit të organeve sillet nga 400.000 dollarë për transplantimin e veshkës, deri në 1.4 milionë dollarë për transplantimin e zemrës.

- SPONSOR -Smiley face

Në Amerikë këto shpenzime janë vetëm njëra pjesë e problemit, sepse me gjithë sistemin e sigurimit shëndetësor dhe dhuruesve, qasja në operacione ende është e kufizuar.

Më shumëse 116.000 amerikanë presin në transplantim, ndërkaq rreth 20 prej tyre në ditë vdesin duke pritur operacionin, transmeton Telegrafi.

Çmimi i transplantimit të palcës kurrizore është 892.700 dollarë, i mushkërive 861.700 dollarë, i mëlçisë 812.500 dollarë, ndërsa i pankreasit 347.000 dollarë.

Në transplantimin e zemrës pacientët presin 191 ditë, ndërkaq të mushkërive 185 ditë.

- SPONSOR -Smiley face