Tre studime janë realizuar për të parë për efektet e ndjenjës dashuri tek persona të ndryshëm:

Dashuria kujdeset për zemrën tuaj

- SPONSOR -Smiley face

Studimet tregojnë se kur shprehim dashurinë përgjysmojmë ritmin e rrahjeve të zemrës. Kjo është më efektive në situatat stresuese dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës në kohë afatgjatë.

Përveç kësaj, oksitocina, hormoni i dashurisë që besohet të jetë një nga molekulat më mahnitëse në botë zvogëlon stresin, ul presionin e gjakut, redukton ankthin, rrit vetëbesimin dhe na ndihmon të shmangim dhe luftojmë depresionin.

Dashuria ndihmon trupin të luftojë sëmundjet

Dashuria, nga një shtrëngim duarsh te aktiviteti seksual, rrit prodhimin e endorfinës, e cila forcon sistemin tonë imunitar.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me probleme fizike që marrin dashuri kanë një përgjigje më të mirë ndaj trajtimit mjekësor dhe motivim më të fortë për të luftuar sëmundjet.

Dashuria është trajtim i pagjumësisë

Hormonet e dashurisë (oksitocina dhe endrofina) pengojnë çlirimin e kortizolit, i cili është hormoni përgjegjës për stresin. Gjithashtu është vërtetuar shkencërisht se dashuria është një nga trajtimet më efikase për një gjumë të mirë gjatë natës.

- SPONSOR -Smiley face