Filmi “Glory” një produksion greko bullgar ka marrë trofeun e filmit më të mirë artistik në edicionin e 15-të të Tirana International Film Festival, shkruan shqiptarja.com. Filmi me regji nga Kristina Grozeva dhe Petar Valchanov, është një fabul sociale, realiste që eksploron temën e korrupsionit, ndryshimet klasore dhe ndarjen ruralo-urbane në shoqërinë bashkëkohore bullgare. Gjithashtu ky film rrëmbeu edhe çmimin e jurisë së medias. Festivali Ndërkombëtrë i Filmit ka nisur më 3 nëntor ndërsa ndarja e çmimeve u zhvillua në kinema Agimi mbrëmjen e 11 nëntorit. Në këtë festival janë shfaqur mbi 250 filma nga gjithë bota, por publiku ka munguar. Ky festival është ndjekur vetëm nga grupet e vogla të kineastëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve të festivalit. Regjisori më i mirë i këtij edicioni është shpallur Gentian Koçi për filmin “Dita zë fill”.

- SPONSOR -Smiley face

Çmimi për skenarin më të mirë shkoi për regjisorin nga Kosova Edon Rizvanolli dhe filmin “T’padashtun” për ndërthurrjen e veçantë ndërmjet dëshirës për të krijuar të ardhmen, përballë një të kaluare që e mban peng. Regjiosori nuk ishte i pranishëm dhe çmimin e mori producenti i këtij filmi Dritan Krapi. Ndërsa filmi më i mirë i shkurter In Albanian u përzgjodh filmi “Home” nga regjisorja e re nga Kosova More Raca. Filmi më mirë i shkurtër në garën ndërkombëtare u përzgjodh filmi Retouch nga regjisori iranian Kaveh Mazaheri. Dokumentari më i mirë u shpall “On the Edge of Life” nga regjisori sirian Yaser Kassab me motivimin, një rrefim personal tepër prekës mbi dhimbjen dhe shpërnguljen, në një ekzistencë të mbetur pezull.

- SPONSOR -Smiley face